Rama: Mos kini frike nga shqiponja
  • 6 years ago
Mos kini frikë nga shqiponja. Kjo është nisma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të mbledhur fonde për gjobat e vendosura nga FIFA ndaj lojtarëve shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, për festimin pas golave të shënuar.

Kryeministri lajmëroi në faqen e tij në ?Facebook? një numër llogarie ku gjithkush mund të japë kontributin e tij. Sipas tij shqiponja është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi, duke shprehur keqardhjen për ata që e keqinterpretuan këtë moment të bukur sportiv si provokim ndaj të tjerëve.

Kjo nismë e kreut të qeverisë shqiptare i bashkohet fushatës në internet të tifozëve. Ajo ka ecur me ritme të shpejta. Në më pak se 1 ditë janë grumbulluar 67 për qind e shumës. Organizatori i kësaj fushate sqaroi që në rast se Federata Zvicerane e Futbollit nuk dëshiron këto para, do të shkojnë për bamirësi.
Recommended