Transportonte mina me makine, arrestohet 40-vjeçari

  • 6 years ago
Policia e Lezhës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili po transportonte mina me telekomandë. Eduard Sinanaj nga Tirana, u kap duke udhëtuar në aksin rrugor Milot-Lezhë në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Në bagazhin e makinës së tij tip Peugeot, u gjetën 6 mina me telekomandë të fshehur brenda një rrote karroce. 40-vjeçari Sinanaj u arrestua për trafikim të armëve dhe municioneve, ndërsa policia thotë se ka qenë i dënuar edhe më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit

Recommended