Azilantët në Shqipëri, Balla: Nuk kemi kapacitete, opozita e prekur nga sindroma e 'Babales'

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në dalje të ambienteve të Kuvendit, pas seancës plenare, i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Balla ka thënë se demokratët nuk i shpëtojnë dot sindromës së ?Babales?. Balla u ndal tek deklarata e Bashës për hapjen e negociatave. Ai tha se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në deklarimin e Bashës se përgjigja nga BE për negociatat është negative.

Nuk po i shpëtojnë dot sindromës së Babales, njësoj si më herët. Në këtë skenar, njëri luan rolin e babales, tjetri luan rolin e kushëririt të Babales. Basha merr përsipër të flasë në emër të qeverisë gjermane. Tani më lejoni ta sqaroj këtë çështje për opinionin publik, Shqipëria e të gjithë shqiptarëve pret një ?po? ose një ?jo?.

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së
Më tej në sqarimin e tij për mediat, Balla tha se shqiptarët duhet të përgatiten edhe për një përgjigje negative nga BE.

Marrëveshja ose fillon puna ose jo. Siç e thashë edhe në seancën plenare, edhe në rastet e ngjashme, kur këshilli ka dhënë ?aminin?, fillon puna përgatitore dhe KE mban nën monitorim. Në rast të një jo-je, puna përgatitore nuk fillon. Ajo që dua të ndaj është se në qeverinë gjermane, ka një mazhorancë në favor të po-së në 28-qershor. Përpjekja e Lulzim Bashës, e cituar edhe tek media Der Standart, që PD po i bën të gjitha përpjekjet për të bllokuar negociatat. Kjo përpjekje s?ka arritur aspak të dëmtojë këtë proces kaq të rëndësishëm. Mund të ketë edhe jo, por që lejon fillimin e punës përgatitore. Pritshmëria është që në 28 qershor të kemi një ?Po?, që të na lejojë nisjen e punës përgatitore.

Recommended