Report TV - Basha bllokon foltoren, Ruçi i ndërpret fjalën, deputeti i PD-së 'nxiton' për të filmuar
  • 6 years ago
Pas një jave mungesë në Kuvend, deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës iu bashkuan seancës plenare. Siç ka ndodhur përgjatë 3 muajve të fundit, edhe sot, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën pas ?uzurpimit? të foltores nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë kohës që Ruçi po replikonte me Bashën për të ndërprerë fjalën, ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka ndërhyrë nga vendi duke i thënë të mësonte në anglisht të dhënat nga Europa për mos hapjen e negociatave. Ruçi iu përgjigj duke i thënë se: ?Meqë nuk di anglisht, i dashur doktor Berisha, përsëri edhe juve nuk po e thoni siç duhet në anglisht. Mesa duket profesoresha nga Luzati i Tepelenës nuk ua ka mësuar siç duhet fjalën?.

Në këtë moment ka qenë deputeti demokrat, Endri Hasa që është kthyer në ?kameramanin? e PD-së, që është ngritur menjëherë nga karrigia dhe me një tabletë është ngritur për t?i ardhur në ndihmë kryedemokratit.
Recommended