Rudina/ Lindita Theodhori tregon si u njoh me bashkeshortin (20.06.2018)

  • 6 years ago
Lindita Theodhori është një nga zërat që ka mbetur në memorien e publikut shqiptar. Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të promovuar klipin e saj më të ri dhe jo vetëm. Gjatë emisionit, ajo tregoi edhe për jetën private.
Këngëtarja rrëfeu se njohja me bashkëshortin e saj Thimaq Theodhori ka qenë një moment sa i bukur edhe i trishtë pasi në atë periudhë ajo kishte humbur nënën e saj.
?Njohja jonë ka qenë shumë e natyrshme. Unë kam qenë nxënëse në ?Liceun Artistik? dhe Maqi ishte inxhinier Ndërtimi dhe flinte në ?Qytetin Studenti?. Vazhdimisht shkëmbeheshim tek ?Rruga e Elbasanit? por në heshtje. Pastaj kur unë shkova në Institut, shkuam në metalurgji dhe aty jam njohur me Maqon i cili ishte kryeinxhinier. U lidhëm dhe nuk u zgjidhëm më. Ai moment për mua ka qenë sa i bukur edhe i trishtë. Më 28 Nëntor të ?75 ne kishim vendosur të fejoheshim por në 3 nëntor nëna ime ndërroi jetë. Unë i kujtoj shumë mirë ato momente dhe duhet të ishte Maqo pas meje që unë ta kaloja sa më lehtë atë trishtim.

Recommended