Report TV - Flet administratori i “Air Albania”, Sinan Idrizi: Fluturimet nisin në Korrik

  • 6 years ago
Administratori i kompanisë së parë ajrore shqiptare ?Air Albania?, Sinan Idrizi, njëherazi aksioner, në një intervistë për Report Tv, ka folur për hapjen e kësaj linje.

Idrizi thotë se ?Air Albania? do të sfidojë linjat ekzistuese që sipas tij po rëndojnë çdo ditë xhepat e shqiptarëve me çmime tepër të larta dhe shërbime të dobëta.

Idrizi ka folur edhe për aeroportin e Vlorës, për të cilin tha se tashmë janë duke u diskutuar termat financiarë.

Akuzave të Partisë Demokratike se po pastron paratë e Edi Ramës, Idrizi iu është përgjigjur duke thënë se nuk do të merret me ?babalet e PD-së? dhe se për shpifjet do t?iu drejtohet gjykatës.

?Air Albania do të nis fluturimet në muajin korrik. Air Albania do t?i japë fund trajtimit ç?njerëzor të shqiptarëve. Nuk ia vlen të merresh me babalet.?

Recommended