Einxhel Shkira: Kam patur oferta por s’më mungon Televizioni

  • 6 years ago
Prej pak kohësh ajo nuk është pjesë e ekranit, megjithëse e shohim të ftuar shpesh në emisione të ndryshme televizive. Prezantuesja e njohur Einxhel Shkira ka treguar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV se për momentin është fokusuar tek biznesi i saj privat i veshjeve dhe se nuk i mungon dhe aq televizioni.


Nuk më mungon dhe aq televizioni sepse e kam të mbushur ditën time. Nuk më mungon fama, as vizibiliteti , këto në fakt nuk më kanë munguar asnjëherë.

Einxhel Shkira, modele
E pyetur pse u largua nga InTV, Shkira tha se nuk ishte e kënaqur me kushtet e pagën në atë institucion.

Nga InTv ika sepse nuk isha e kënaqur me kushtet dhe me pagën, dhe doja të rritesha profesionalisht, e kështu nuk mund të rrija përjetësisht në atë emision.

Einxhel Shkira, modele
Por pavarësisht kësaj shkëputje të përkohshme dhe vëmendjes tek biznesi, asaj nuk I kanë munguar ofertat televizive. Einxhel shpjegoi se ka marrë disa propozime profesionale, por ende jo ai i duhuri që do të mund ta rikthente sërish në ekranin e vogël.

Kam patur shumë oferta, por di të them që nuk kam pranuar e nuk do të pranoj. Nëse do rikthehem , do doja të rikthehesha me diçka që unë dua ta bëj ose do më joshte pafund që të rikthehesha në Televizion. Nuk jam nga ata njerëz që dua të jem me patjetër në televizion me çfarëdolloj emisioni.

Recommended