Report TV - Vlorë, plagosi me armë zjarri 3 javë më parë, arrestohet sot autori

  • 6 years ago
Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e e një 34 vjeçari të dyshuar për një plagosje 3 javë më parë në lagjen ?Pavarësia? të Vlorës.

Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë, në datën 16 maj 2018 ka plagosur brenda ambienteve të një lokali një 34 vjeçar i quajtur Eraldo.L

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.

Është sekuetruar në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen