Report TV - Policia rrugore vijon kontrillon për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë

  • 6 years ago
Policia rrugore në Tiranë në orët e para të mëngjesit është fokusuar në kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas për përdorimin e alkoolit, si një nga kategoritë e mjeteve ku rrezikshmëria është tejet e lartë nese përfshihen në aksidente rrugore.

Sipas konstatimeve të bëra nga policia, u testuan 68 mjete të transportit publik dhe nuk rezultoi asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Pas kontrolleve në Njesinë Administrative Nr.7 u konstatuan në disa shkelje rrugore dhe u proceduan administrativisht. 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor. 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara. 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë

Recommended