Prokurori i çështjes “Tahiri” pa njolla në vetting - Show - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Dritan Prençi, që po heton ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.



Prençi po I nënshtrohet procesit te Vetting-ut me përparësi, për shkak të kandidaturës për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.



Përfundimet e hetimit tregojnë se prokurori I çështjes ?Tahiri? me shumë mundësi do të kalojë me sukses vettingun.



Sipas hetimit të Komisionit, Dritan Prençi nuk ka asnjë deklarim të rremë të pasurisë apo fshehje të saj. Relatorja e çështjes, bëri me dije se Prenci ka një apartament banimi prej 74 metrash katrorë në Kashar, të blerë me kredi, si dhe një makinë të vitit 1998.



Po ashtu, ai ka në pronësi një sipërfaqe të votël toke bujqësore në Dibër, si trashëgimi e familjes.





Prençi përmbush edhe kriteret e pastërtisë së figurës dhe atë profesionale. Në fund të seancës dëgjimore, prokurori kërkoi rikonfirmimin në detyrë.

Recommended