Karnavalet e Korçës çelin sezonin turistik - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korça çel sezonin turistik me një festë madhështore karnavalesh. Për një ditë, ky qytet është shndërruar në një kryeqendër. Afro 30 grupe nga vendi dhe bota, ndezën atmosferën me performancat dhe fabulat e larmishme, kostumet, veshjet, muzikën dhe paradën në sheshin kryesor.Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo që çeli këtë festival madhështor, u shpreh se ka bindjen që këtë vit, Korça si qyteti ndër më të vizitueshmit në vend, do të mirëpresë edhe më shumë pushues.Grupe nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, e padyshim me dominim nga Korça shpalosën fabula dhe interpretuan njëri më bukur se tjetri. Për herë të parë në këtë festival karnavalesh mori pjesë një grup nga Brazili që u mirëprit për sambën e tij.Si gjithmonë, dalloi edhe grupi i Polenës, por edhe ai bullgar bëri një performancë të veçantë. Grupi rom u duartrokit gjatë dhe mbylli festivalin në shesh.Mijëra e mijëra qytetarë korçarë ndoqën festivalin e karnavaleve, i cili vazhdoi gjatë duke u zhvendosur edhe në pazarin e vjetër të qytetit. Sezoni turistik veror që çelet me festivalin e karnavaleve, pas një sërë veprimtarish kulmon me festën e birrës në mesin e muajit gusht.

Recommended