Report Tv - Plazhe të pasigurta, mbytet 22-vjeçari nga Peshkopia në Gjirin e Lalzit

  • 6 years ago
Një i ri është mbytur mesditën sotme në Gjirin e Lalzit rreth orës 12:00. Viktima është Ervis Spahiu 22 vjeç. Ai kishte shkuar së bashku me dy të rinj të tjerë nga Tirana në Gjirin e Lalzit për të kaluar fundjavën, ndërsa në momentin që janë futur për t?u larë është zhdukur.

Dy shokët e tij kanë kërkuar ndihmë me shpejtësi te pushuesit e tjerë dhe policia, ndërsa trupin e pajetë të të riut e ka nxjerrë uji në breg pas rreth një ore. Trupi është dërguar në morg, ndërsa pritet autopsia dhe më pas do u dorëzohet familjarëve.

22-vjeçari Ervis Spahiu ka lindur në Peshkopi, ndërsa banonte në Tiranë. Viktima e sotme shënon rastin e parë të mbytjes për këtë sezon turistik duke vijuar në të njëjtën gjendje si në sezonin e kaluar. Në rastin e sotëm kullat e vrojtimit në plazh ishin bosh, pasi sezoni ende nuk ka filluar zyrtarisht dhe ende nuk ka roje bregdetare.

Recommended