Report Tv - Çelet sezoni turistik në Tepelenë, aktivitete kulturore në nder të Ali Pashës

  • 6 years ago
Qyteti i Tepelenës, ditën e sotme ka çelur sezonin turistik ku sëbashku me të edhe ?Javën e Ali Pashë Tepelenës? në kuadër 230 vjetorit të lindjes tij.

Aktivitetet kanë startuar paraditen e kësaj të hëne me organizimin e një sesioni shkencor, ku prezente ishte edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputeti Bledi Cuci.

Krahas veprimtarisë shkencore në Pallatin e Kulturës, në sheshin qëndror të qytetit, ku aktivitetet kanë vijuar me një ekspozitë me materialet e Ali Pashë Tepelenës si dhe dokumente administrative. Ndërkohë që nuk ka munguar prezantimi i kulinarisë me produkte bio të përgatitura sipas traditës nga amvisat e zonave përreth.

Pjesë e promovimit ishte edhe kostumeografia dhe polifonia Labe e cila është një nga vlerat më të rralla, pjesë e UNESCO dhe pjesë e idenditetit shpirtëror të Labërisë.

Recommended