Incidentet në protestën e opozitës, Report Tv në spital te policët e lënduar

  • 6 years ago
TIRANE-Nga protesta e opozitës mesditën e sotme përveç kryeredaktorit të ?RD? mbetën të lënduar edhe tre protestues të tjerë dhe gjashtë efektivë policie. Report Tv sjell pamjet nga Spitali i Traumës në Tiranë ku efektivët morën ndihmën e parë dhe po ekzaminohen. Mes gjashtë efektivëve që janë të lënduar është edhe Shefi i Njësisë Operacionale Lorenc Shehu. Policët nuk kanë pranuar që të prononcohen, ndërsa drejtori Gjovalin Bushi në një prononcim për Report Tv është shprehur se po ekzaminohen.

Janë duke u ekzaminuar katër efektivë policie

Gjovalin Bushi
Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI. Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, që vizitoi kryeredaktorin e ?RD? por nuk u ndal për te policët që u lënduan pikërisht nga shtyrja e protestuesve të opozitës.

Recommended