Kryeministri e quan protestën e PD, tallje të madhe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca miratoi e vetme një rezolute ne mbështetje te hapjes se negociatave për anëtarësim nga salla gjysme e boshatisur e parlamentit, kryeministri Edi Rama denoncoi bojkotin e opozitës per nje ceshtje kaq te rëndësishme per shqiptaret. Përtej opozitës Rama iu drejtua edhe qytetareve duke u kërkuar te mos i bashkohen protestës se 26 majit si nje tubim kundër hapjen se negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.?Kush nuk i do negociatat, po. Çdo shqiptar që nuk i do negociatat duhet të iki në protestë, patjetër duhet të bëjë çmos, të shkojë atje dhe të mos lëvizi që aty deri sa t?ia arrijë qëllimit, negociatat të mos hapen. Kush i do negociatat duhet ta dijë që me ose pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën.?Rama ka sqaruar serish ceshtjen e audio përgjimit te publikuar nga Partia Demokratike duke përsëritur se vëllai i ministrit te brendshëm nuk eshte pjese e asaj bisede.?Audio përgjimi është pa lidhje fare me personin e akuzuar, por ju them se historia pas audio-përgjimit është akoma më e hatashme. Çfarë shikoni janë vetëm aktorë, luajnë rolin. Kam shumë shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët regjisorët dhe producentët.?  Rama ka theksuar se eshte shkencërisht e provueshme se zeri nuk është i Agron Xhafajt.?Prokuroria thjesht duhet ta çojë atë material në një laborator shkencor të kujtdo vendi partner me Shqipërinë, t?i bëjë analizat. Dhe këtu nuk është çështje opinion; është me barrë apo duket si me barrë, apo ka brenda jastëk. Këtu është ceshtje analize shkencore në një laborator shkencor që do të thotë është, nuk është. ?Sipas Rames pas përgjimit te publikuar nga partia demokratike fshihet nje skenar per te destabilizuar vendin.

Recommended