Report Tv - Opozita bllokon edhe këtë të mërkurë komisionet parlamentare

  • 6 years ago
Deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe sot, për të tretën ditë radhazi, punimet e Komisionit të Ligjeve, duke u bërë shkaktarë të debateve të forta. Demokratët vazhdojnë të mbajnë me forcë mendjen te akuzat e tyre ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit.

Dy zërat më të fortë në mbledhjen e sotme kanë qenë Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu, të cilët nuk kanë lënë kryetarin e komisionit, Ulsi Manja, të flasë dhe të vazhdojë mbledhjen.

Ata i kanë kërkuar Manjës një përgjigje pse nuk largohet Fatmir Xhafaj, kur vëllai i tij, Agroni, sipas opozitës, është i implikuar në trafikun e drogës. Pas debateve të ashpra dhe të bërtiturave nga deputetët e djathtë, Manja është detyruar të shtyjë mbledhjen për një ditë tjetër.

Recommended