Shehi: Basha nuk ka për t'u bërë kryeministër, ja çfarë do të bëjmë në protestë të shtunën

  • 6 years ago
TIRANE-Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e Report Tv u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e së shtunës për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas akuzave për vëllanë. Ai thotë se Xhafaj nuk ka përgjegjësi për t'u futur vetë në burg, por nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi. Protesta, sipas Shehit nuk ka qëllim që të sjellë PD në pushtet, ndërsa ka shtuar se po shqyrtohet edhe mundësia e bojkotit të parlamentit.

Recommended