Report TV - 45-vjetori i revoltës së Spaçit, Meta: Kujtesa mban gjallë kombin, të ngrihet përmendore

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në përkujtimin e 45-vjetorit të revoltës së burgut të Spaçit. Kreu i shtetit tha se në këtë 45-vjetor të një prej kryengritjeve më të mëdha gjatë viteve të regjimit komunist, në Spaç duhet të ngrihet një përmendore. Meta e vuri theksin gjithashtu edhe te dëmshpërblimet e ish të përndjekurve politik.

Sipas Metës, e kaluara duhet të trajtohet me transparencë dhe drejtësi.

Jemi sot këtu në rrënojat e teatrit më të përgjakur të krimeve të diktaturës për të afruar nga afër historinë e një qëndresë të pazakontë dhe për t?u takuar me ju dhe familjet tuaja që keni përjetuar përndjekjet e një diktature nga më të egrat në botë.

Spaçi sikurse gjithë burgjet dhe kampet e diktaturës ka gjurmët një persekucioni të pamëshirshëm por edhe të një qëndrese që na bën krenarë si popull.

Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë si Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve të revoltës së Spaçit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë dhe të vërtetën e hidhur të shtetit totalitar.

Prandaj përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për gjithë politikën dhe shoqërinë tonë Përvoja botërore na mëson se tragjeditë e të kaluarës nëse harrohen janë të destinuara të rikthehen në një formë ose në një mënyrë tjetër. Kështu zbehja e kujtesës historike krijon premisa për tendenca totalitarizmi, por edhe të ksenfobisë, racizmit, ekstremizmit, krimit dhe përjashtimit.