Spitali i Bulqizës i harruar nga shtetit, prej vitesh mungojnë mjekët specialist

  • 6 years ago
Qytetarët e Bulqizës prej shumë vitesh vuajn mungesen e një spitali të mirëfillt. Godina është rregullt, por gjithçka brenda saj është e boshatisur. Por problem më i madh mbeten mungesa e mjekëve specialist. Bulqiza është zona më e madhe mineralmbajtëse në vend, ku të minjerat e saj punojnë rreth 4mij minator, ndërsa aksidentet në punë janë pothuajse të përditshme.

Është qyteti më me shumë aksidente në punë, thuajse çdo ditë në Bulqizë ka puntor të cilët aksidentohen në miniera, por përshkak të mungesës së një urgjence të mirëfillt dhe mungesës së mjekëve shumë prej tyre përfundojnë me fatalitet. Në spitalin e Bulqizës gjithccka është në mungesë.

Godina e spitalit është rindërtuar pak kohë më parë, por orendit dhe pajisjet janë të shekullit të kaluar. Sicc shihet edhe nga pamjet dhoma e urgjencës, përveç mbishkrimit në derë gjithccka tjetër merret me terezi, pasi është tërësisht e boshatisur. Në urgjecën e spitalit të Bulqizës është vetëm një infermier i cili pret të aksidentuarit, por ai bënë vetëm hapjen e rrugëve respiratore ndërsa për më teper pret sa të vij helikopteri nga Tirana.

Recommended