Lehtësira për hotelet luksoze - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria po finalizon paketën e lehtësirave fiskale, si dhe kriteret që duhet të plotësojë investitori, për të ndërtuar hotele me 4 dhe 5 yje.
Por paralelisht me këtë proces, klasifikimi i njësive akomoduese ekzistuese ka mbetur ende në letër. Së fundmi, qeveria ka përcaktuar se që të përfitosh statusin e investitorit special në fushën e turizmit, kompanitë duhet të kenë në menaxhim hotele të paktën në 3 vende të Bashkimit Evropian, ndërsa vlera e investimit nis minimalisht nga 8 milion euro.
Luan Dervishaj: Incentivcat janë të mira, por ato duhen kombinuar me masa ndryshe nuk japin rezultat. Që do të thotë, incetivat duhet të shoqërohen me një planifikim të mirë të destinacioneve se ku duhet të ndërtohen hotelet. Një hotel me 4 yje në një mjedis me 2 yje nuk do t?i shërbente askujt. Mendoj se duhen më shumë udhëzime lidhur me detiancionet që duhet të zhvillohen në mënyrë që të ndihmojmë investitorët.
Ekspertët janë të mendimit se paketa e masave për të stimuluar investimet e huaja në turizëm është pozitive, por cfare do të ndodhë me hotelet ekzistuese? Sipas tyre është e nevojshme një mbështetje edhe për këto investime, nëse do të duam që ato të zhvillohen më tej. 
?Kemi shumë struktura akomoduese që kanë qenë pioniere në aktivitetin tyre. Ato mund të jenë në fazë përmirësimi. Mendoj se duhet edhe një mbështetje që ato që janë me 3 yje por duan të bëhen me 4 yje. Ndërsa me rëndësi janë ato që quhen gest house në zonat rurale që për mendimin tim duhet të jenë pa taksa fare.?
Nga viti 2015, kemi një ligj të ri për turizmin i cili ofron disa standarde më shumë në treg. Por edhe pse u bënë tre vite, procesi i rëndësishëm i klasifikimit të yjeve ka mbetur ende i pazbatuar. Kjo do të thotë se çmimet që paguajnë në hotele nuk përputhen me shërbimet që ato ofrojnë.
Recommended