Timo Flloko sjell librin e dyte me poezi
  • 6 years ago
Një mbrëmje poetike që kremtonte si një rrëfim artistik ndjesitë dhe emocionet njerëzore. Timo Flloko promovoi mbrëmjen e datës 9 Maj, librin e dytë me poezi të titulluar ?Kërcim në bosh?.

Aktori brilant i qindra roleve të spikatura në kinema dhe teatër zgjodhi pikërisht promovimin e librit të tij për të mbledhur miq e të afërm, bashkëpunëtorë dhe personalitete në një mbrëmje ku fjalët mbartnin melodi.

Një ambient familjar dhe i ngrohtë mblodhi bashkë të ftuar si Edi dhe Linda Rama, Aleksandër Frangaj, Kujtim Çashku, Pirro Milkani apo Mevlan Shanaj, të cilët, në një kohë apo në një tjetër, kanë qenë dëshmitarë të rrugëtimit artistik të Timos.

Të gjithë lanë gjurmët e tyre në këtë natë poetike përmes recitimeve të poezive, performancave muzikore të këngëve që mbajnë tekstet e Timos apo historive njerëzore nga e kaluara. Mirëpo surpriza e mbrëmjes ishte poezia e recituar nga bashkëshortja e autorit, regjisorja Vera Grabocka.

Një natë për poezinë, jetën dhe dashurinë e cila i serviri këto tek njerëzit më të ngushtë që kanë zënë vend në zemrën e Verës dhe Timos.
Recommended