Çfare mbeti nga makina e djegur e krimit makaber ne Fushe-Kruje

  • 6 years ago
Këto janë pamjet e siguruara nga tvklan.al, kur makina e djegur në Fushë-Krujë po transportohet nga karroatreci i policisë për t'u analizuar nga ekspertët. Fuoristrada tip "Volksëagen Touran" me targa 02960SN ishte shkrumbuar tërësisht, kurse brenda saj u gjet një trup i djegur. Makina rezulton në pronësi të kosovarit Xhafer Osmani, i cili ka hyrë në Shqipëri më datë 29 Prill nga dogana e Morinës. Dyshohet se trupi i pajetë i përket pikërisht atij, megjithatë priten rezultatet e ADN-së nga ekspertiza mjeko-ligjore. Burimet thotë se paraprakisht është e pamundur identifikimi i tij për shkak se trupi është i karbonizuar. Ekspertiza pritet të konfirmojë edhe nëse viktima është vrarë me armë apo me mjete të tjera, para se ti vendosej zjarri. Dyshohet që ai të jetë dhunuar apo tortuar fillimisht. Kamerat e sigurisë së një karburanti në rrugë, filmuan mjetin që hyri në një fushë dhe në vendin e shoferit ishte një burrë rreth 30-35 vjeç, ndërsa viktima mendohet se ishte lidhur në sediljen e pasme. Për rreth 3 orë, mjeti ka qëndruar i fshehur në kallamishte, ky dyshohet që gjatë këtij intervali kohor viktima të jetë tortuar apo vrarë dhe më pas i është vendosur zjarri.

Recommended