Psikoseksologia: Kontakti i parë i adoleshentëve është me seksin virtual dhe jo me atë real
  • 6 years ago
Sipas psikoseksologes, sot gjithnjë e më shumë adoleshentët po shkëputen nga bota reale, duke përjetuar gjithçka, përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale, nëpërmjet virtualitetit, çka sjell pasoja dhe çrregullime tek ata kur të rriten.

?Për një 12 vjeçar, kontakti i parë me seksualitetin është virtual. Janë bërë studime dhe vihet re që ka të rinj 19-20 vjeç me çrregullime seksuale për shkak të përjetimit të seksualitetit kur janë minorenë. Adoleshentët po shkëputen nga bota reale, ajo fizike, duke e zhvendosur gjithçka tek ajo virtuale. Sot 50 % e adoleshentëve rrinë nga 1-3 orë online dhe i kalojnë të gjitha fazat e një marrëdhënie, që nga njohja e deri tek raporti seksual fillimisht në botën virtuale. Por kur kalojnë në raportin seksual real, ata zhgënjehen sepse mendojnë se raporti virtual është më i i fuqishëm?. ?shpjegoi psikoseksologia Rezarta Taçi në emisionin Rreze Dielli në Report TV.

Sipas saj, këto tema janë ende tabu dhe për shumë prindër është e vështirë të kuptojnë rrezikun real të një smartphone në duart e një adoleshenti.
Recommended