Report TV - U lejuan në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, flasin Robert Budina dhe Kastriot Çipi

  • 6 years ago
Ndërkohë, janë lejuar të futen brenda vetëm tre artistë, Kastriot Çipi, Robert Budina dhe Alert Celoaliaj. Këta të fundit deklaruan pas daljes nga mbledhja se nuk e besojnë atë që thonë këshilltarët e majtë.

Artisti: Nuk kishte të bënte me teatrin. Ata thanë që kjo pikë nuk e prek teatrin. Më duket një gjë fare e pakuptueshme nga disa politikbërës, fare seriozitet. Askush nuk mund të tallet me ne. Po na detyrojnë të bëhemi juristë. Duhet të merren specialistët me këtë. Mënyra si e drejtuan politikën m?u duk totalisht e pasinqertë.

Artisti: Ata u munduan të na bindin se teatri nuk kërcënohet nga kjo. Klima e mosbesimit vazhdon. Ne nuk kemi besim në transparencën e bashkisë. Kjo çështje nuk zgjidhet me kaq. Nuk ishim këtu vetëm për teatrin, ne jemi kundër çdo transformimit të hapësirë publike. Justifikimi se do bëhet një çerdhe apo shkollë nuk e justifikon këtë. Ne do presim të shohim çfarë do ndodhë në këtë mbledhje, do konsultohemi me juristë nëse do të shkojmë në gjykatë apo jo.

Recommended