Report TV - Memaliaj, familja Xhemali në varfëri, apel për ndihmë

  • 6 years ago
Familja Xhemali nga qyteti Memaliaj jeton në kushte të vështira pasi nuk kanë asnjë të ardhur. Kjo familje përbehet prej 4 antarësh, me dy fëmijë të vegjel në shkollë, por prej një javësh i kanë prerë edhe dritat pasi janë debitor tek OSHEE. Fëmijët e kësaj familje detyrat i bëjnë me qirinj pasi drita nuk kanë.

Kam 2 fëmijë dhe jetoj në gjendje shumë të vështirë, jetoj tek shtëpia e kunatës që na e ka lënë nën ruajtje. Na kanë prerë edhe dritat se nuk kemi mundësi ti paguajmë. Nuk kam me çfarë të ushqej fëmijët, që dje janë pa ngrënë, shumë herë i kam dërguar në shkollë pa ngrënë.

Zonja Xhemali nga Memaliaj
Skemi as për të ngrënë e as asgje, se si do jetojmë ne kështu një zot e di.

Një nga fëmijët e familjes Xhemali

Recommended