Rudina/ Mira Kazhani flet per fillimet ne gazetari, tregon rrogen e pare (23.04.2018)

  • 6 years ago
Mira Kazhani është një emër i njohur në botën e gazetarisë.

Fillimet e saj i ka patur në gazetarinë e shkruar, për të kaluar më pas në ekperienca televizive, si folese apo edhe moderatore.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për rrugëtimin e saj në gazetari dhe rrogën e parë.



?Kur kam ardhur në Tiranë në fillim më duhej të punoja dhe mendova të shfrytëzoj një gjë që e kisha talent dhe ëndërr, gazetarinë. Unë gjatë orëve të hartimit bëja hartimet e shokëve dhe shoqeve. Kam lexuar shumë libra dhe aty ëndrra ime ka marrë kuptim. Unë aftësitë i kisha, pata dhe pak fat që takova rastësisht Aleksandër Çipën dhe fillova. Rroga ime e parë ka qenë 100 mijë lekë të vjetra. Po në 2002 ishin shumë, por kjo zgjati vetëm 3 muaj sepse unë isha shumë punëtore dhe kryeredaktori vuri re një lloj dedikimi ndaj punës", tha Kazhani.

Recommended