Rudina/ Kengetari rrefen jeten e veshtire pas divorcit (23.04.2018)

  • 6 years ago
Ai është një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ?80-90. Ndër këngët që e bëri të njohur për publikun ishte ajo me titull ?Pesha e fatit?, në bashkëpunim me Aleksander Gjokën dhe Manjola Nallbanin. Ndërsa kënga me të cilën të gjithë e kujtojnë Viktor Tahirajn është ?Rozeta?.

Por edhe pse një artist i suksesshëm, ai është larguar në drejtim të Italisë në fillim të viteve 2000 dhe sot është rikthyer në Vlorë, për të jetuar sërish në qytetin e tij të lindjes. Këngëtari ishte i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e vështirë të jetës pas divorcit me bashkëshorten.
?Ishte një gjë që s?ia uroj kujt, aq më tepër kur janë fëmijët në mes. Unë nuk dua të flas shumë, por dua të them që ato çifte të cilët lindin fëmijë duhet të jenë të përqendruar përpara se t?i bëjnë ata. Fëmijët nuk ia kanë borxh njërit apo tjetrit partner që të vuajnë. Këto gjëra mua më kanë vrarë shumë, sepse kam qenë një baba i kujdesshëm dhe mbetem i tillë. Jeta është tepër e vështirë, por duhet marrë ashtu siç vjen, përndryshe gjunjëzohesh. Arsyet e divorcit janë shumë private, historia është e dhimbshme dhe stresuese. Unë punoja 12- 14 orë në ditë dhe kjo ka zgjatur 17 vite. Unë kam lënë Zotin të gjykojë për çdo gjë. Për mua rëndësi kanë fëmijët. Kushdo mund të luajë në çift, por ajo nënë apo baba që lufton të sulmojë fëmijët për t?i larguar nga babai apo nëna të gjykohet nga Zoti?, tha Tahiraj.

Recommended