Report TV - Hapja e negociatave, Rama - opozitës: Mos çoni baltën e politikës në zyrat e Europës

  • 6 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se vendi e meritoi rekomandimin për hapjen e negociatave. E ndërsa opozita akuzon për kriminalizim të qeverisjes, Rama tha se KE nuk bën dhurata.

Ai deklaroi se vendi do të vijojë që të thellojë reformat, ndërsa para drejtësisë do të dalin gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar. Rama e ftoi edhe njëherë opozitën që të mos lobojë kundër integrimit, por të bashkohen për hir të shqiptarëve.

U jam shumë mirënjohës të gjithë deputetëve që u përfshinë në procesin e hartimit të reformës në drejtësi. Sot Shqipëria ka fituar një staturë të re në shoqërinë e vendeve evropiane dhe rekomandimi i KE është një dëftesë e plotë që mishëron e kryerjen e detyrave të shtëpisë nga vendi ynë në funksion të çeljes së negociatave, një fazë historike është mbyllur dhe një tjetër është hapur.  shtë shumë e madhe për ardhmërinë e vendit kjo përgjegjësi dhe është shumë i madh interesi i vendit në këtë moment për të mos përsëritur se ne duam dhe kërkojmë që të bëjmë gjithçka që na takon, që opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër Shqipërisë duke eksportuar baltën dhe pastaj në rastin ideal të bashkohet me ne. Pasi celja e negociatave nuk është anëtarësimi dhe rruga është e gjatë dhe duhet kontributi i të gjithëve. Betejat politike janë edhe në vendet e tjera,