Ish-ministri Tahiri rikthehet në kuvend: Nuk kam frikë nga arrestimi, rrëzohet fotografi

  • 6 years ago
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka regjistruar emrin në rendin e ditës në seancën e sotme parlamentare dhe ka mundësi që ai të flasë sot në Kuvend.

Tahiri u pa të hynte në sallë në orën 10 e 24 minuta, në momentin kur fjalën e kishte kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Ish-deputeti socialist, i cili tashmë është i pavarur, pasi PS-ja e hoqi nga grupi i saj, për shkak të hetimit që ka nisur Prokuroria ndja tij, për përfshirjen e mundshme në trafikun e drogës me bandën e Habilajve, ka një kohë të gjatë që nuk flet në publik.Gjatë kohës që po hynte në seancë Tahiri u pyet nga gazetarët nëse kishte frikë nga arrestimi por u shpreh se nuk kam aspak frikë.

Recommended