Report TV - AMA takim me ekspertët, Sami Nezaj: Përdorimi i shqipes në media në kushte emergjence
  • 6 years ago
'Përdorimi i gjuhës shqipe në media është në kushte emergjence?. Kështu u shpreh zëvendëskryetari i AMA Sami Nezaj, në fjalën e mbajtur gjatë takimit me ekspertët e gjuhës shqipe në tryezën e diskutimit për respektimin e standardit të shqipes në transmetimet audiovizive. Nezaj përmendi dhe arsyet e mbledhjes së kësaj tryeze.

Nisma e ndërmarrë nga ama për ta forcuar ose sjellë në kujtesë të operatorëve audiovizivë këtë çështje dhe këtë problem në fakt është goxha e guximshme për shkak se përdorimi i gjuhës shqipe sot po ndikohet shumë edhe nga kultura e sms-ve në media. Gjuha letratre po pëson defiçenca të mëdha në përdorim, çfarë së pari bie në kundërshtim me rregullat e drejtshkrimit të shqipes, por edhe me disa kode të rëndësishme që ne kemi vendosur

Sami Nezaj
Kodi i transmetimit është një arsye më shumë e mbështetur nga AMA për të risjellë në vëmendje respektimin e gjuhës shqipe në media.

Në kuadrin ligjor të AMA, është i përfshirë si kusht përdorimi i gjuhës shqipe sipas standardeve. Para pak kohësh ne kemi miratuar kodin e transmetimit të autoritetit të mediave audiovizive, ku thuhet saktësisht se të gjitha transmetimet audiovizive duhet të respektojnë standardin letrar të gjuhës shqipe
Recommended