Report TV - Avokati i Adriatik Llallës: Nuk ka asnjë procedim penal apo hetim ndaj tij

  • 6 years ago
TIRANE- Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas transferimit nga prokuroria e Durrësit. Ai po hetohet për 4 akuza, por, avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj deklaroi sot në një prononcim për mediat se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedim penal apo hetim.

Nuk jam njoftuar për procedim apo fillim hetimi për klientin tim. Sa kohë jam mbrojtës ligjor i tij, unë do të isha personi i duhur për t?u njoftuar për procedimin penal apo hetimin ndaj tij. Prokurën përmes së cilës ish-kryeprokurori ka lëshuar, kam tagrin për ta përfaqësuar. Do jem i pranishëm edhe në seancën e KPA, pasi është apeluar vendimi i KPK që ka pranuar dorëheqjen e Llallës nga radhët e drejtësisë.

Avokati i Adriatik Llalla Sokol Hazizaj
Çështja penale kundër Adriatik Llallës është transferuar tek krimet e rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për rritjen e pasurisë së tij, nëpërmjet shtetasve Gazmen Brahimaj dhe Edison Dushku.

Por nuk ka qenë vetëm kjo arsyeja e transferimit të dosjes nga Durrësi në Tiranë, pasi prokurorët kanë shfrytëzuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të rregjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017, duhet t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka kopetencat ligjore për të hetuar këtë kategori. Vetë posti i kryeprokurorit që mbante Llalla, konsiderohet si nivel i lartë i këtij zyrtari, që tashmë është nën hetim për 4 vepra penale.