Report TV - Sqarimi i Belind Këlliçit dhe Floida Kërpaçit për gjithçka që ndodhi pas protestës

  • 6 years ago
Por disa minuta më pas, rreth orës 16:00 Belind Këlliçi dhe Floida Kërpaçi sqaruan sipas tyre gjithçka që ndodhi pas protestës. Deputetja e LSI u shpreh se u shoqërua nga policia, ndërsa Belind Këlliçi shtoi se pas presionit politik shefi i komisariatit vendosi që ta zbresë nga makina në Linzë deputeten e LSI.

Ajo që ndodhi ishte një skenë e shëmtuar, pasi u përfundua protesta, të rinjve iu morën kartat ID nga policia për t?i proceduar, në atë moment unë si kryetare e LRI, deputete nuk mund ta lejoja. Shkova dhe kërkova të më merrnin edhe mua dhe Belindin si organizatorë. Unë shoqërohem nga policia... Ne do të jemi bashkë me qytetarët për t?i treguar Ramës që ai të largohet njëherë e përgjithmonë.

Floida Kërpaçi
Ky është një moment i rëndë. Floida, që është edhe deputete u shoqërua dhe u fut në makinën e policisë, mua më dhanë urdhër për t?i ndjekur nga pas për në komisariatin nr.4. Në atë moment vjen një urdhër politik shefit të komisariatit, për shkak të presionit dhe shefit të komisariatit i erdhi urdhri dhe na zbritën në Linzë dhe na thanë do u thërrasim në komisariat. Protestat sapo kanë nisur

Belind Këlliçi

Recommended