Taksa e pronës, profesor Sherif Bundo: ‘Lajthitje’ të taksosh qytetarët pa Kadastër Fiskale

  • 6 years ago
Një lajthitje e konsideron profesori i mirënjohur i ekonomisë Sherif Bundo vendimin e qeverisë për të nisur taksimin e pronës, në një kohë kur nuk është ende gati Kadastra Fiskale dhe as është përcaktuar agjenti tatimor që do të mbledhë këtë taksë, megjithëse jo zyrtarisht thuhet se do të jetë OSHEE. I ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV eksperti i politikave fiskale madje kërkon që të përjashtohen nga kjo pagesë të gjithë ata që zotërojnë vetëm një banesë.

?Të aplikosh një tatim, mbi një bazë tatimore që nuk e njeh me saktësi. Kjo është një lloj lajthitje. Më mirë ta shtysh një vit dhe ta bësh për së mbari reformën. Nuk mund të trajtosh njëlloj një pronar banese që ka një shtëpi një plus një me 4 fëmijë dhe një pronar të 4 banesave nga të cilat 3 prej tyre i ka një për pushime në Durrës, një në Vlorë dhe një në Sarandë. Absolutisht jo. Unë dua të përjashtohet rezidenca kryesore e kujtdo. Ti tato banesat e luksit, rezidencat kryesore duhen trajtuar ndryshe nga rezidencat dytësore apo ato të pushimeve.

Duke e krahasuar me mënyrën se si u përballën qytetarët me taksën e re për Rrugën e Kombit, profesor Bundo tha se publiku nuk është informuar dhe ndërgjegjësuar për këtë taksë të re.