Report TV - Blerësja ironizon Kryemadhin: Ç'a ka që proteston? Ajo ka burrin President

  • 6 years ago
Ashtu siç edhe pritej prezenca e deputetëve të PD dhe LSI në protestën e tregtarëve të vegjël ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e këtyre të fundit.

Protesta u paralajmërua nga Shoqatat e Biznesit, por asaj iu bashkua edhe opozita katër ditë pas mosbindjes civile ku u bllokuan katër akse rrugore.

Teksa një numër i konsiderueshëm biznesesh ulën qepenat, një gjë të tillë nuk e bënë disa biznese të tjera. Te Tregu Ushqimor pati polemika mes deputetit të PD, Halim Kosova dhe tregtarëve të cilët nuk iu bindën apelit për uljen e qepenave.

Një prej blerësve lëshoi thirrje kundër kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. ?Pse del dhe pëllet Monika Kryemadhi atje. U bë surrati i saj...Ajo ka burrin President?, tha blerësja.

Recommended