Report TV - Protestat, Meta: Klimë e papranueshme, qeveria dhe opozita të dialogojnë

  • 6 years ago
Pas protestave dhe mosbindjes civile gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të ulen në dialog për të evituar cdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve. I pranishëm në takimin ?Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë?, Meta u shpreh se jetojmë në një klimë konfliktualiteti, arrogance dhe arbitrariteti.

Jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance. Besoj se jam përpjekur të jap mesazhet e duhura. Megjithatë dua të theksoj se ne nuk e kemi luksin as ?të këpusim një lule? meqenëse ato kanë filluar të çelin për shkak të pranverës, dhe për shkak edhe të dëmeve që vendi ka pësuar në të kaluarën nga mungesa e dialogut dhe nga fryma e përjashtimit dhe konfrontimit.

Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë i mirëstudiuar dhe i mirëkonsultuar dhe është e drejtë e çdo qytetari, e çdo komuniteti të kërkojë dhe të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes qendrore edhe vendore për çdo taksë që paguajnë apo për çdo shërbim që duhet të udhëtohet. Megjithatë shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu, i cili ndihmon në përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit dhe besimit dhe respektimit tek institucionet e përbashkëta.

Recommended