Dosja e Devi Kasmit kalon tek Krimet e Rënda, të akuzuarit grup i strukturuar kriminal

  • 6 years ago
Pas dy muaj hetime për vrasjen e Dei Kasmit, prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë dhe i dërgon dosjen Krimeve të Rënda për të zbardhur rolin e 6 personave të dyshuar në këtë krim mes tyre dhe grekut Efthimios Efthimyu.

Këtë të premte gjyqtarja Ardiana Bera bëri me dije se shpall moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së njërit prej të hetuarve, më konkretisht Mario Meshinit pasi akuza e Tiranës kishte transferuar dosjen tek krimet.

Meshinit i cili është personi i fundit që kontaktoi me Kasmit pak minuta para se ai të vritej kërkoi zëvendësimin e arrestit me burg në një masë më të lehtë. Por kërkesa e tij nuk u shqyrtua duke e kaluar këtë dosje tek krimet me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe vrasjes së kryer me paramendim.

Persona të hetuar deri në këtë momente për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 29 Janarit 2018 janë greku Efthymiou Efthymious Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Elton Hoxhallarin si organizatorë i krimit, dhe në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.

Recommended