Nga bllokimi i Harley-it, te Benz-i luksoz dhe ambulanca, pikantet nga protesta e opozitës

  • 6 years ago
Protesta e opozitës me bllokimin e disa akseve rrugore u shoqërua me disa momente të veçanta. Nga kalimi i barrierave të betonit të autostradës prej Lulzim Bashës në Vorë e deri tek shpërndarja e ujit në Milot prej Flamur Nokës përmes një makine luksoze Mercedez Benz.

Gjatë rreth orëve të protestës së opozitës me bllokime rrugësh nuk munguan edhe momente të veçanta me protagonistë qytetarët dhe vetë kreun e opozitës Lulzim Basha. Fillimisht Basha ka mbërritur në Vorë prej drejtimit të rrugës që të çon për në Durrës. Pasi është përshëndetur me protestuesit Basha kaloi mbi trafik-ndarsen e betonit duke u pozicionuar në krahun tjetër të rrugës.

Pak momente pasi ishin mbledhur protestuesit në Vorë  ky person me Harley Davidson që me gjasë duket si një shtetas i huaj ka tentuar të vijojë udhëtimin normalisht në drejtim të Durrësit. Por është përballur me turmën e protestuesve  të cilët e kanë ndaluar. Përballë kësaj situate ai është kthyer në drejtim të Tiranës. Ndërkohë në rreth rrotullimin e Bradasheshit dhe në Milot protestuesit i shtuan protestës një element tjetër atë të djegies së gomave.

Recommended