Report TV - Krujë, rrezikon shembjen diga në Tapizë, banorët: Të merren masa

  • 6 years ago
Diga e liqenit Tapizë po shkon drejt shembjes totale duke sjellë rrezik përmbytjeje për zonën përreth.Banorët shprehen të shqetësuar ndaj kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Në fshatin Tapizë të Krujës diga e liqenit ka pësuar shkarje të tokës, e cila mund të çojë deri në shembje totale. Dëmtimet kanë filluar një muaj më parë në një pikë të saj, por çarjet janë shumëfishuar duke sjellë rrezik serioz për banorët dhe banesat. Banorët janë të frikësuar dhe ndërkohë shprehen:

Një ngjarje e tillë do të ishte katastrofike, ndaj kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme sepse çdo vonesë do të ishte fatale.

Banorët e fshatit Tapizë
Ndonëse niveli i ujit në liqen është më pak se një milion metër/kub, rreziku është i madh, pasi nëse diga do të çahet, shumë banesa aty pranë rrezikohen seriozisht.

Recommended