Report TV - Basha me aleatët – Ramës: Largo policinë nga Kukësi, taksa korruptive

  • 6 years ago
Pak pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, që dënoi dhunën e sotme në Kukës dhe premtoi se të hënën do të ulet me kryebashkiakun e këtij qyteti, për të folur lidhgur me lehtësimet që do të kenë banorët e zonës për të kaluar në Rrugën Kombit, kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi së bashku me aleatët opozitarë, duke i drejtuar disa thirrje kreut të qeverisë dhe qytetarëve.

?Jemi këtu sot në emër të gjitha partive të opozitës, për të dënuar kanosjet histerike dhe policore të Edi Ramës. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënë psiqike.

Ne i shprehim mbështetjen më të fortë qytetarëve të Kukësit, Kosvës dhe gjithë Shqipërisë, që preken nga tarifa në Rrugën e Kombit. Këkrojmë vënien para përgjegjësisë ndaj çdokujt që ka ushtruar dhunë ndaj tyre. U bëjmë thirrje shqiptarëve të heqin dorë nga dhuna por ta krkojnë të drejtën e tyre me çdo mjet demokratik.

Rama ta kuptojë se zgjidhje vjen me dialog dhe jo me raprezlajen e armëve. Për këtë qëllim i bëjmë thirrje Edi Ramës të largohjë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin.

Recommended