Tirana ne kaos nga trafiku dhe parkimet

  • 6 years ago
Nuk ka ditë që nuk është njësoj.

Të lëvizësh me makinë neper Tiranë është stres e lodhje. Duhet të kesh nerva të hekurta për të përballuar kaosin në qarkullimin rrugor.

Në çdo rrugë ka korsi të bllokuara nga makina të parkuara dyshe. Qëndrojnë për minuta me radhë e askush nuk i shqetëson edhe pse krijojnë trafik.

Në shumicën e rrugëve kryesore Policia Rrugore nuk është e pranishme. Edhe aty ku është nuk vepron.

Këtu jemi në Rrugën e Shallvareve, pothuajse në gjithë gjatësinë e saj ka parkime dyshe, po ka edhe policë të qarkullimit, të cilët as nuk duan t?ia dinë ç?bëhet në rrugë dhe vihen në veprim vetëm pasi shohin kamerën e Televizionit Klan.

Shikoni ç?bëhet në unazë, veç qarkullimit të rënduar, parkimet dyshe janë një gjë krejt e zakontë, aq sa nuk i bëjnë përshtypje as policit që gjendet pak metra me tutje ne kryqëzim...

Ish ?Blloku është një tjetër zonë ku makinat parkojnë si të duan, dhe drejtuesit e mjeteve në qarkullim duhet të bëjnë kujdes teksa lëvizin me makinë.

Parkimet kundratabelë, janë një tjetër fenomen i zakontë, që policia rrugore nuk i ndëshkon.

E sigurisht në vende ku parkimi nuk lejohet parkojnë dhe makinat e zyrtarëve. Siç shihet në këtë rast, është një makinë e Ministrisë së Mbrojtjes që ka parkuar tek kazanët e mbeturinave, gjë e cila ndëshkohet me gjobë nëse Policia Rrugore do të zbatonte ligjin.

Parkimet dysh apo ndalesat e drejtuesve të mjeteve ku ju do qejfi sjellin edhe rëndesën në qarkullim duke krijuar trafik.

Në zonën e liqenit, trafiku ka mbajtur peng për disa minuta drejtuesit e mjeteve, ndërsa policët që gjenden aty janë të pafuqishëm për ta lehtësuar atë.

Trafiku si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit dhe mosmbajtjes së situatës nën kontroll nga Policia Rrugore, po shndërrohet në fenomen të përditshëm në Tiranë.

Një fenomen me të cilin qytetaret po përballen çdo ditë dhe që duket se më kot presin zgjidhje nga Policia Rrugore e kryeqytetit.

Recommended