Report TV - Kuvendi shtyn Kodin e Etikës së Deputetëve

  • 6 years ago
Kuvendi nuk mundi të votojë as këtë seancë Kodin e Sjelljes së Deputetëve. Opozita kërkoi kohë për të përgatitur ndryshime që mundësojnë apelimin e ndëshkimeve disiplinore që Byroja e Kuvendit mund të japë për deputetët. Kuvendi i miratoi vendimet e tjera me konsensus. Kështu afati për funksionimin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore u shty deri në fund të korrikut.

Pr.ligji për njohjen e kontributeve me Austrinë u miratua me 118 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Astrit Veliaj i PD u caktua anëtar i komisionit të ligjeve, Përparim Spahiu i LSI anëtar në Sekretariatin per Buxhetin, ndërsa Bardh Spahia i PD nënkryetar i komisionit të shëndetësisë.

Recommended