Report TV -Takimi me Kotzias, Bushati: Po punojmë për takimin Rama-Tsipras

  • 6 years ago
Ministri i jashtëm grek zhvilloi një vizitë ?blic? sot në Tiranë.

Mediat greke e komentuan këtë vizitë si pasojë e ngërçit diplomatik në bisedimet direkte mes dy vendeve.

Sikurse dihet, bisedimet për një marrëveshje për çështjet detare, si shelfi kontinental dhe zonat ekonomike ekskluzive (edhe kufiri?) i ka kërkuar shteti grek që më 2008.

Greqia vjen në këto bisedime me qeverinë Rama në pozita më të forta negociuese se kundërpala e saj, duke qenë se nuk ka çfarë të humbasë, ndërkohë që Shqipëria rrezikon marrjen çeljes së bisedimeve zyrtare për anëtarësimin në BE, nëse qoftë një shtet i vetëm vendos veton për një gjë të tillë në Komisionin Evropian, apo në këshillin e Ministrave të BE-së.

Kjo supremaci u vu re edhe në faktin që Shqipëria ka pranuar që në këto bisedime të shkojë larg Çamërisë, në ishullin e largët të Kretës në Greqi, ndërkohë që i ka lejuar helenëve që të vijnë në një takim në Korçë, që nga qarqet ekstremiste dhe nacionaliste greke konsiderohet si pjesë e Vorio Epirit.