Rudina/ Deborah Keci: Pse vendosa te merrem me sport (29.03.2018)

  • 6 years ago
Jetën e saj ajo e ka të lidhur më sportin, në veçanti me një sport shumë të bukur, atë të notit.
Quhet Deborah Keçi dhe rreth 9 vite ka qenë notare profesioniste, e angazhuar në shumë kampionate kombëtare ku ka dalë dhe fituese në garat për të rritur.
Por edhe pse me sportin ka patur shumë suksese, ajo zgjodhi që studimet e larta t?i kryejë për Ekonomi Ndërkombëtare, në Itali. Por edhe pse hoqi dorë nga noti, sportit vijon të jetë pjesë e jetës së saj, ajo merr pjesë në maratona, por dhe puna e saj është e lidhur me sportin. Aktualisht ajo është, punojëse në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e sporteve.
Keçi ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku tha se sporti përveç se është i shëndetshëm, është tejet i rëndësishëm për formimin e karakterit të njeriut.
?Unë jam rritur me sport. E kam nisur notin pasi kam qenë shumë buçko dhe kam patur një problem shëndetësor me shtyllën kurrizore dhe mjekët këshilluan të merresha me not. Më pas prindërit e mi vendosën që unë të merresha me not dhe kjo është një nga zgjedhjet më të mira që kanë bërë për mua. Noti fillimish ka qenë argëtim për mua. Unë them lum ai që merret me spot që i vogël sepse aty mëson disiplinën, regjimin dhe të vendosësh objektiva. Dhe më e rëndësishme mëson si të arrish objektivat. Dhe në këtë sens them që sporti është formuesi më i mirë i karakterit dhe ajo ç?ka jam shumë mirënjohëse është karakteri që unë kam?, tha Keçi.

Recommended