Sekuestrohen armë e municione luftarake, arrestohet 58-vjeçari

  • 6 years ago
Një 58-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Stoeger", në banesën e të cilit u gjetën armë, municione luftarake dhe drogë.
Në pranga ra Imer Maskaj nga fshati Hysoverdhë. Uniformat blu kishin marrë informacione se në banesë ai mbante armë e lloje të ndryshme fishekësh.
Kështu, u sekuestruan dy kallashnikovë, një armë gjahu, 121 fishekë luftarakë, 447 copë fishekë për pistoletë TT M-54, 12 copë fishekë për armë gjahu dhe 11.5 kilogramë kanabis.
Maskaj akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Recommended