Stop - Procedim penal për “hoxhën” Fatmir Lloci, distancohet KMSH! (28 mars 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-148-sezoni-3/

Një ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi skandalin e të ashtuquajturit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë.

Sot Komisariati i Policisë Numër 2 në kryeqytet ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj tij me akuzën e ngacmimit seksual, si dhe i ka kërkuar Televizionit Klan t?i vendosë në dispozicion të gjitha pamjet filmike dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje si nevojë e hetimit.

Gjithashtu ka reaguar edhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ylli Gurra, i cili e quajti Lloçin hajdut të pafytyrë dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzuesve që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame.

?Ajo që dua të sqaroj është që të tillë persona ose abuzues nuk kanë aspak lidhje me të qënit hoxhë! Rasti i mbrëmshëm ka qenë një degjenerim apo një abuzim i mirëfilltë për gjithçka, i besimtarëve dhe qytetarëve. Nuk ka lidhje aspak e askund me fenë dhe profesionin fisnik të hoxhallarëve që shërbejnë kudo në Shqipëri. Unë iu bëj apel që të mos bini pre e këtyre abuzuesve të paskrupullt, të cilët për hir të 5 qindarka denigrojnë figurën e qytetarëve, që për arsye shëndetësore detyrohen të zejnë dyert e këtyre e vjedhësve të pafytyrë!?, u shpreh Gurra.

Të martën në mbrëmje emisioni ?Stop? nëpërmjet kamerës së fshehtë shfaqi sjelljen e ?hoxhës? si më poshtë:

Hoxha Fatmir Lloçi ? Ti zemër mërzitesh, acarohesh, mirëpo ti tek leku shtrëngohesh, se ju gjirokastritët kështu jeni. Do vij ndonjë ditë atje dhe të më heqësh lesht mua. T?i fryj një herë këtej unë. Pse po qesh?

Qytetarja 1- Ça, ça është se nuk të kuptova?

Hoxha Fatmir Lloçi ? Po, pompa. A më the po ti?

Qytetarja 1 ? Po!

Hoxha Fatmir Lloçi ? Pompa të fryftë! E kuptove? Ta përsëris prapë unë, në daç ta shkruaj me shkrim!

Qytetarja 1- Tani e kuptova? këtë ndonjëherë, por shumë shumë pak.

Hoxha Fatmir Lloçi ? Si gjilpëra.

Qytetarja 1- Eeee?

Hoxha Fatmir Lloçi ? Unë të them, a të ther si gjilpëra? Ti më thoje po, kam gjilpërë këtu.

Qytetarja 1 ? Po ashtu më dhimbte, ja tani, kur ma bëre ti. Ehë qeshte kështu?

Hoxha Fatmir Lloçi ? Domethënë jo me inate, jo me nerva?

Qytetarja 1- Eeee, jo me inat.

Ndihmësi ? Xhaxh, plot ta mbush?

Hoxha Fatmir Lloçi ? Jo plot, në gjysmë! Boll!

Qytetarja 1- Domethënë si i kapur mat, qeshte kështu. I thashë një herë e një kohë na i dorëzoje lekët, tani s?ka më lekë i thashë.

Hoxha Fatmir Lloçi ? Qeshi ëëë?

Qytetarja 1- E qeshi kështu qëëë?

Hoxha Fatmir Lloçi ? (I flet në vesh) Kur do të nevrikoset. A e more vesh?

Qytetarja 1- Eeeee, e mora vesh?

Hoxha Fatmir Lloçi ? Për mirë flasim ëëëë, për shtëpi.

Qytetarja 1- Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi ? Siç ka qenë për fëmijët e vet, s?janë të mitë me një fjalë, a më kupton muhabetin?

Qytetarja 1- Po, po!

Hoxha Fatmir Ll...