Report TV - Vijojnë arrestimet për prostitucion virtual: Pranga tutores dhe një 40-vjeçareje

  • 6 years ago
Është arrestuar në Tiranë grupi i pestë që merrej me prostitucion virtual. Në pranga ka rënë Bruna. S, administratorja e një studio ?Chat Linë? dhe që dyshohet edhe organizatorja e këtij grupi.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 27-vjeçare A.K si dhe është proceduar një 40-vjeçare me akuzën e ?Prostitucionit?. Operacioni i Policisë ?Chat Line 5? ka zbuluar edhe apartamentin që ndodhej në rrugën ?Reshit Petrela?, i cili përdorej për prostitucion virtual. Report TV mëson se ky grup prej 6 muajsh ushtronte aktivitetin e jashtëligjshëm. Grupi kishte hapur një faqe online ku klientët që komunikonin live më vajzat paguanin nga 50-200 euro ora.

Vajzave u kërkohej të mbanin sa më gjatë kilentët në komunikim. Rekurtimi i vajzave është bërë nëpërmjet publikimeve ?online? ose në gazeta ku ofrohej punë kundrejt pagesës më shumë se 1 mijë euro.

Recommended