Femijet vene ne siklet Saimir Kodren: A je bere synet?

  • 6 years ago
Personazhi i radhës që është vënë në siklet nga fëmijët gjatë emisionit ?Në Kurthin e Piter Pan? ishte Saimir Kodra. Pyetja e një prej fëmijëve, nëse ishte bërë synet apo jo, e zuri në befasi drejtuesin e emisionit ?Stop?, në Televizionin Klan.

Uejsi: A je bërë synet ti?

Alketa Vejsiu: Rrëfeu Saimr, rrëfeu. E vumë në siklet Saimirin.

Saimir Kodra: Jo absolutisht...kur të rritesh ti do të jesh gazetari im. Do të punosh me mua.



Saimir Kodra: Këtu tek ju është shumë vapë, këtu në studio...

Alketa Vejsiu: Nuk e dhe përgjigjen.

Saimir Kodra: Unë di vetëm këngën, ?tufa tufa zerdeli, çunat tonë synetli?.

Uejsi: Më thuaj a e ke bërë synet.

Saimir Kodra: Do te ta them tek veshi. Po...imagjinojini nesër portalet: Saimiri është bërë synet. Tani me këtë modën e klikimit ca nuk del lajm.

Alketa Vejsiu: Po nuk ke bërë ndonjë gjë të keqe.

Saimir Kodra: Po jo, se mos duan ta shoqërojmë me foto.

/tvklan.al

Recommended