Protestë, ish të përndjekurit: “25 marsi të njihet si dita e parë e revoltës komuniste”

  • 6 years ago
Dhjetëra ish të përndjekur politikë të Kavajës protestuan sot përpara Kuvendit të Shqipërisë. Protestuesit kërkojnë që data 25 mars të njihet në histori si dita e revoltës kundër sistemi komunist.

Kanë kaluar plot 28 vite, që prej revoltës së parë kundër sistemit. Në kujtim të kësaj dite, por edhe për të rikujtuar kërkesat e tyre, një grup ish të përndjekurish politikë u mblodhën në protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Ish të përndjekurit politikë thonë se nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje ata do të futen në grevë.
Ish të përndjekurit u shprehën: ?Jemi harruar nga pushteti qendror e vendor, të cilit i kemi parashtruar kërkesat e tona, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje?.

Por në protestë ka edhe pjesëmarrje të rinjsh, të cilët mbështesin hapur protestuesit.Të rinjtë u shprehën: "25 marsi është dita e parë e demokracisë dhe mbështesim protestuesit, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre".

Recommended