Report TV - Ja si u zbulua banda italo-shqiptare që u kap me 2.5 ton drogë

  • 6 years ago
Gjurmim në kalçeto, vende ku shkëmbehej droga,ndjekje e fotografim në rrugë dhe deri tek përgjimi i komunikimeve telefonike mes anëtarëve të dy organizatave të trafikut të drogës, kanë sjellë shkatërimin e një linje të trafikimit të kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Grupi hetimor u drejtua nga kolonel Massimiliano Occhiogrosso, komandanti i DIA-s për Barin. Bëhet fjalë për dy grupe kriminale që janë mbajtur në vëzhgim nga policia shqiptare dhe ajo italiane, ku gjatë kësaj kohe janë goditur plot 7 herë, dhe se në total u është sekuestruar rreth 2.5 tonë drogë që sipas përllogaritjeve të tregut kap vlerën 15 milion euro.

Ndërkohë në pranga kanë rënë 43 persona, mes tyre 21 shqiptarë. Organizata kriminale me shtrirje në Shqipëri dhe Itali, ishte e ndarë në dy grupe, ku shqiptarët që drejtoheshin nga Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini, ishin ata që do të dërgonin sasinë e drogës, ndërsa italianët dhe një grup shqiptarësh që drejtoheshin nga Mariglen Shusha, ishin ata që prisnin sasinë e drogës. Mariglen Shusha konsiderohet nga hetuesit italianë si koka e grupit

Si nisi hetimi që zbuloi dy organizata
Në dosjen prej 565 faqe të prokurorisë Italiane, të cilën ?Shqiptarja.com? e disponon, thuhet se hetimi filloi pas një informacioni të deleguar në datën 5 prill 2016, me ana të së cilit kërkohej verifikimi i trafikantëve shqiptarë, të cilët mbaheshin si furnizues të organizatave kriminale që punonin në veri të Barit. Aktiviteti i bërë nga hetuesit e DIA lejonte gjetjen e disa qytetarëve shqiptarë banues në Gravina në Puglia, që merreshin me trafik droge, në kontakt me të tjerë trafikantë, ndër të cilët Mariglen Shusha, banues në rajon, i mbajtur si kryetar i një organizate kriminale me bazë logjistike në Bari, e cila merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.