Report TV - Koncesionari ngre traun për pagesën e taksës në Rrugën e Kombit
  • 6 years ago
Nga dita e nesërme pritet që çdo automjetet të cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

"Shqiptarja.com" ka siguruar pamjet ku duken qartë sportelet e ngritura në hyrje dhe dalje të tunelit të Kalimashit. Punimet për vënien në funksion të traut janë në fazën finale.

Pritet që sportelet të nisin nga funksioni ditën e nesërme, çka do të thotë se të gjitha automjetet që do zgjedhin të kalojnë përmes Rrugës së Kombit të detyrohen të paguajnë taksën prej 5 euro. Nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në lëvizjen e mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.
Recommended